Inluminent Foundation

Kapital afatgjatë investimi i cili ka si qëllim të shkojë atje ku gjithnjë është anashkaluar, apo nuk ka arritur kurrë potencialin

Ne investojmë në kompanitë premtuese të cilat ndodhen ende në fazat e para të zhvillimit për të ndryshuar problemet që Bota ka me disbalancën ekonomike!

Marketet e punës apo kërkimet mjekësore vetëm nuk mund të sjellin ndryshimet që ne duam të sjellim kundrejt varfërisë. Më shumë se 2 bilion njerëz në botë nuk kan akses në të mira materiale apo shërbime si të gjithë, mundësi për të ndjekur studimet apo lirinë për të marrë pjesë në ekoniminë e vendit ku ata jetojnë. Ne jemi këtu për të ndryshuar këtë fakt! Vizioni ynë është të hapim një dritare suksesi ku njerëzve që nuk kan patur të gjitha mundësitë si të tjerët të kenë më tepër mundësi për të arritur suksesin. Ne jemi këtu për të gjetur njerëz të cilët kan kompani dhe që kan të njëjtin mentalitet si ne, të duan të shohin ndryshim, të krijojnë vende pune, mundësi për njerëz që nuk e kan patur të mundur dhe të sjellin ndryshim!

Si e përdorim ne kapitalin tonë?

Kapital afatgjatë

Ne nuk zgjedhim të investojmë kapital tradicional, ne investojmë kapital filantrofik ose afatgjatë i cili ju jep sigurinë e duhur dhe fleksibilitetin bizneseve që janë në fazat e para të zhvillimit të tyre, duke ju dhënë atyre mundësinë të rrisin biznesin e tyre dhe mbi të gjitha të arrijnë të ndihmojnë sa më shumë njerëz në nevojë.

Akses në ekspertizën tonë

Ne i ofrojmë kompanive akses në ekspertizën tonë dhe rrjetin e këshilltarëve tane për të arritur sa më shume sukses ata munden.

Investime në fazat e para

Investimi në kompanitë e reja (start-up) është esencial, pasi me lirinë ekonomike, këto kompani, do të sjellin ndryshime në mundësi punësimi, në produkte dhe shërbime për të ndikuar marketin duke krijuar hapësira për konsumatorët dhe njerëzit që do të vijnë pas tyre me ide kreative.

Suport pas investimit

Kompanitë tek të cilat ne kemi investuar, vazhdojmë mbajmë një mardhënie të ngushtë me ta edhe pas investimit, duke ofruar këshillat dhe ekspertizën tonë.

Investimet tona fokusohen në kompani që ndajnë të njëjtën vizion me ne, për të krijuar mundësi në sektorë si studimet mjekësore, studime jashtë vendit, krijimin mundësish për një jetesë më të mirë!

Do të dish më tepër sesi të bëhesh një investitor në Iluminent Foundation?